Dëshira e fshehur e drejtuesve të Milanit kushton 30 mln euro! Polivalenca e tij bind

Koha leximit:1 Minute, 14 Second

Charles De Ketelaere është një nga talentet e mëdha të futbollit belg të së tashmes dhe të së ardhmes. I lindur në vitin 2001, ne Bruges, ai luan në ekipin e qytetit të tij: pjese e kombëtares belge dhe dikur i U21, mesfushori sulmues luan te Club Brugge që nga viti 2008, pra që në moshën shtatë vjeçare.

Dhe tani ai është bërë një nga objektivat më të nxehtë për verën e Milanit, sipas asaj që ka mbledhur Tuttomercatoweb.com.

Noa Lang është një emër popullor, por në të majtë, me Rafael Leao dhe Ante Rebic, korsia është e mbuluar. Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë në kërkim të një lojtari që do të përfshihet si sulmues fantazist dhe gjithashtu i aftë për të luajtur në të djathtë.

De Ketelaere, kontrata e te cilit skadon në verën e 2024, është një nga emrat që pëlqejnë më shumë kuqezinjtë. Për klasën e 2001 shifrat janë të jashtëzakonshme edhe këtë sezon: tashmë dyshifror, 12 gola dhe 7 asistime në Jupiler League, ai ka bërë 16 në të gjithë sezonin.

Shifra dhe karakteristika që e bindën Milanin ta synoje për verën. Ne Belgjike, ne fakt, flasin per te si De Bruyne i ardhshem dhe ne fakt karakteristikat jane te ngjashme edhe pse talenti nuk mund te krahasohet.

Milani e di qe do te jete e veshtire te negociohet me Brugge qe niset nga nje kerkese rreth 30 mln euro, por qe sigurisht nje tentative do ta bejne ne vere…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %