“Dhuratë e rrallë për një fëmijë kaq të vogël” | Dy vite më parë parashikimi i goditur mbi Kalulu: “Do ta shihni te Milani…”

Koha leximit:3 Minute, 7 Second

Moment fame dhe admirimi për Pierre Kalulu. Mbrojtësi francez i ka pushtuar të gjithë me paraqitje të nivelit më të lartë.

Mjedisi i kuqezinjve është dashuruar totalisht me këtë futbollist te ri, i cili tashmë është vendosur në hierarkinë e Stefano Piolit si titullar.

Kalulu është treguar më shumë se i dobishëm për këtë Milan. Kur e thërrasin ne nevoje ai ka bërë gjithmonë punën e tij të pistë, ndërsa në paraqitjet e fundit është dukur edhe më i pjekur dhe i gatshëm.

Tashmë në debutimin e tij në Serie A ai kishte treguar personalitet dhe cilësi. Milan-Parma përfundoi 2-2 dhe një tjetër i ri, në vend të tij, do të ishte pushtuar nga ankthi. Por Pierre luajti sikur kjo të ishte një nga shumë ndeshjet e luajtura për kuqezinjtë…

Milan fitoi nje bast të vërtetë duke e marre nga Lyon për vetëm 480 mijë euro. Sot vlera e tij është rritur në mënyrë eksponenciale, duke arritur në 20 milionë euro.

Paraqitja e fundit e shkëlqyer e Kalulu erdhi në Napoli-Milan, përballja e kampionatit të së dielës së kaluar. Mbrojtësi zëvendësoi të demtuarin Alessio Romagnoli dhe paraqitja e tij ishte perfekte.

Klasa e vitit 2000 e gjeti veten duke luftuar me nje bishe sulmuese si Victor Osimhen, por pa hezitim e mbante gjithmonë larg portes së Mike Maignan.

Milani, Maldini, Massara, me shumë gjasa kanë gjetur një top lojtar të ardhshëm. Dy vite më parë, në Chronicles of Dressing Room, Roger Martinez, trajneri i parë i Pierre Kalulu, kishte parashikuar gjithçka.

Trajneri, i cili kuptoi se Pierre kishte diçka të veçantë në moshën shtatë vjeçare, kishte shpallur një rrugë të suksesshme drejt Milanit.

Martinez: “Dhurata të rralla për një fëmijë kaq të vogël”
Roger Martinez kishte theksuar aftësitë taktike të frikshme të Pierre kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. Deklarata vendimtare bëri trajneri i të rinjve të Saint-Preist (skuadra e parë e Kalulu), i cili kishte parashikuar suksesin e nxënësit të tij në nivele të larta!

“Kur mbërriti ai ishte shtatë vjeç, por merita e tij më e madhe ishte tashmë e dukshme, përkatësisht inteligjenca e tij taktike. Luajtëm me 5 dhe e vendosa në qendër të mbrojtjes sepse roli i mbrojtësit të krahut nuk mendohej në një fushë kaq të vogël.

Kur i thashë t’ia kalonte topin një shoku të skuadrës dhe ndoshta ndërkohë ai lojtar kishte kaluar në një pozicion tjetër, më të pakëndshëm dhe më të rrezikshëm për te marre top, Pierre e kuptoi menjëherë se nuk duhej t’ia jepte atë dhe kështu vendosi vet për zgjidhjen më të mirë të lojës.

Mendoj se është një gjë shumë e rrallë për një fëmijë kaq të vogël: në atë moshë i ndjek udhëzimet e trajnerit deri në gërmë, pothuajse pa u menduar. Por Pierre nuk ishte i tillë!”

Roger Martinez kishte nënvizuar edhe cilësitë e karakterit të të riut Kalulu, prerogativa që janë absolutisht të dukshme te lojtari që është sot te Milani:

“Kur Pierre ishte i vogël nuk kishte frikë, as kur i ushtronin presion. Nuk kishte asnjë problem për të spastruar topin, apo për t’u nisur me top me vrap drejt portës së kundërshtarit për të shmangur rrezikun”.

Intervista me Roger Martinez u zhvillua menjëherë pasi Milan bleu Kalulu nga Lyon. Trajneri i uroi menjëherë kuqezinjtë për nënshkrimin e Pierre:

“Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për cilësitë e tij dhe kjo mund të ketë qenë e ardhmja e tij: tashmë mund ta shija se sa i fortë ishte në atë kohë.

Unë mendoj se ai do të rritet shumë: ka nevojë për besim, të cilin Lyon nuk ia dha, duke e larguar kështu. Por urime për Milanin, i cili bëri një marrëveshje të vërtetë. Do ta shihni…” (2 vite me pare, parashikim i goditur)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %