Dita e fundit në luks, Donaldi sapo la një shenjë personale si lamtumirë

Koha leximit:49 Second

Sonte (18 shkurt) mbahet finalja e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP ku edhe pritet të shpallet fituesi në mes të katër finalistëve.

Ndërsa çmimi do të ndahet sonte, katër banorët po e shijojnë ditën e fundit brenda shtëpisë së famshme, teksa kanë bërë edhe disa grafika në dollapët e tyre të rrobave.

Ishte aktori i njohur, Donald Veshaj ai që nisi i pari duke bërë një dedikimi për të treguar se ai ka qëndruar për katër muaj në atë shtëpi.

“Këtu ka qenë Donaldino”, ka shkruar Veshaj duke bashkangjitur edhe nënshkrimin e tij. Edhe tre banorët e tjerë, Beniada, Iliri dhe Einxhel po ashtu kanë bërë dedikime të veçanta dhe kanë vizatuar figura të ndryshme.

Ndërkohë, theksojmë që në natën finale janë përgatitur befasi të ndryshme para se të shpallet fituesi i 115 mijë eurove.

Kujtojmë që përveç çmimit kryesor finalistët e tjerë do të shpërblehen me nga 10 mijë euro secili, por do të kenë edhe shumë surpriza të tjera.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %