
Djali i fiton bastin nënës, merr 1600 dollarë se… hoqi dorë nga rrjetet sociale!
Një adoleshent i talentuar amerikan ia arriti të qëndronte larg rrjeteve sociale për 6 vjet, pas një basti që ai vendosi me nënën e tij kur ishte 12 vjeç.
Sivert Klefsaas, shkruan CNN, pranoi sfidën e nënës së tij Lorna Goldstrand Klefsaas në 2016 se po të qëndronte deri 18 vjeç larg rrjeteve sociale do të fitonte 1800 dollarë.
“Mendova se ishte diçka fantastike. Çfarë janë 6 vjet për mua”, tregon Sivert atë që mendonte në momentin e vendosjes së sfidës. Më 19 shkurt, ai e përfundoi afatin e sfidës dhe futi në xhep 1800 dollarë.
E ëma Lorna, shprehet se për këtë gjë u frymëzua nga një emision në radio ku kishte dëgjuar një nënë që i kishte propozuar vajzës së saj 16-vjeçare të qëndronte 4 vjet larg rrjeteve sociale për 1600 dollarë.
Ky lajm duket paksa i pabesueshëm, kur merr parasysh faktin se rinia e sotme nuk jeton dot pa telefonë, kompjuterë dhe laptopë. Ky djalë vërtet ka duruar shumë.
Jemi të lumtur që zonja Lorna e ka arritur qëllimin e saj fisnik për t’ia zbukuruar jetën të birit, duke ia bërë më reale dhe autentike, krahasuar me fëmijët e tjerë. Ama lind pyetja: si e ka bindur me kaq pak dollarë?