“Doli nga Big Brother se do këndonte në dasmën tonë”, tetovarët i nxjerrin sekretin Big Mamës

Koha leximit:1 Minute, 26 Second

Dalja e Big Mamës nga Big Brother VIP është komentuar jashtëzakonisht shumë. Kjo, për faktin se pretendohej se dalja e saj ishte e gjitha skenar.

Tema për daljen e Big Mamës nuk ka marrë fund, pasi ajo ende vazhdon të komentohet. Një mesazh është publikuar në rrjete sociale, ku shihet një banor nga Tetova duke vërtetuar se dalja e saj ishte e planifikuar.

“E vërtetë që Big Mama ka dalë nga shtëpia atë natë, sepse të nesërmen ka pasur dasëm, jo koncert. Unë jam nga Tetova dhe dikush nga familja ime ka qenë në dasem ku ka qenë Bigi”.

“Edhe diçka interesante çka ndodhi ishte se disa ditë para se te dilte Bigu nga shtëpia, ajo gruaja që e ka martu djalin dhe që e kanë pas këtë këngëtare në dasëm, i kanë thënë këngëtaren e keni n’Big Brother si do ia bëni me dasmën”.

“Ajo gruja ka thënë jo se do dalë, sepse e ka kontratën deri me kaq datë edhe e kishte tregu datën sepse tash s’më kujtohet cila datë ka dal Bigu nga shpija”.

“Më vjen keq që faji i mbeti Antonelës për largimin e Big Mamës nga shpija, por e vërteta është ndryshe. Madje atë dit qe e kishte planin për të dal ajo një dit para ose atë ditë e kishte pregatit valixhen rrobat, sepse kinse e ka një ndjenjë që do largohet nuk m’kujtohet fiks si ndodhi”.

“Madje ka edhe fakte për këto qe po them foto që ka qenë Bigu në dasëm, edhe dihet që rezervimet për dasma bëhen 1/2/3 vjet përpara. Edhe atë fjalën e asaj gruas që ka thënë datën e saktë se do dal Bigu nga shtëpia dhe ndodhi vërtet edhe për atë kam fakte”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %