Donald apo Ilir: Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku përplasen për emrin e fituesit

Koha leximit:51 Second

Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë mendime të ndryshme se kush e meriton ta fitojë Big Brother VIP. Analistët janë krejtësisht të ndarë në mendime.

“Për durimin, qetësinë, qytetarinë dhe sensin e besnikërisë për shoqërinë e meriton Iliri”, u shpreh Arbër Hajdari, i cili gjithmonë ka shprehur mendime pozitive për balerinin e njohur shqiptar.

“Gjithcka është bërë më e vështirë, se unë u takova në shtëpi me banorët. Ata janë kaq të ndryshëm dhe kompletojnë njëri-tjetrin, tifozeritë i kanë kaq të ndara. Për të gjitha ngjyrat dhe emocionet, mendoj se duhet të fitojë Donaldi”, u shpreh Balina.

Arbana Osmani sonte pyeti edhe banorët. Monika zgjodhi Donaldin. “Cilido që fiton, e meriton. Gjithsesi, unë jam me filoqylin tim, Donaldin”, u shpreh Fifi.

“Unë jam me Ilirin, për altruizmin, djalin zotëri dhe të gjitha gjërat që ka bërë aty brenda”, deklaroi Arjola. Deklaratë e pritshme prej saj.

Finalja e madhe tashmë do të ndahet mes Donaldit dhe Ilirit. Të dy kanë qenë të shkëlqyer dhe kanë fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %