Donaldi apo Iliri? Astrologu tregon fituesin e Big Brother

Koha leximit:51 Second

Teksa pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip, astrologu Hysgen Dauti ka bërë parashikimin se cili nga banorët pritet të shpallet fituesi i çmimit të madh.

Dauti duke marrë parasysh edhe shenjat e horoskopit të secilit finalistë ka thënë se ky edicion i parë i Big Brothet Vip mund të fitohet nga Donaldi.

“Iliri është një konkurrent shumë i fortë, thjesht Dashi është në një pozicion shumë të vështirë. E premtja është dita kur nis sezoni i Peshqve dhe ka një ndryshim diellor.

Është një kënd i vështirë për ta përcaktuar dhe kundërshtimet më të mëdha i jep shenjës së Dashit, energjia është më inferiore, një lloj katërkëndëshi.

Ai është për Shigjetarin dhe nëse kemi një vit që është i karrierës është për binjakët ose virgjereshat, pra Beniada ose Donaldi.

Është në favor për këta të dy. Binjakët për karrierën, virgjereshat për sfidën. Virgjeresha varet vetëm nga opinioni. Si astrolog mendoj se do fitojë Donaldi”, tha ai për Shqipëria Live./ Gazeta Shqip

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %