Donaldi apo Iliri, kush e fiton Big Brother? Përgjigjen e jep fallxhorja Irini Kakacaj

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Edicioni i parë i “Big Brother VIP” në Top Channel përfundon sonte dhe njëri prej finalistëve do të marrë çmimin e madh 115,000 euro pas mesnatës.

Përgjatë këtyre katër muajve ndjekësit janë afeksionuar me Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniadën dhe fitoren ua urojnë të preferuarit të tyre. Gjatë gjithë kohës është përfolur shumë se kush do të jetë triumfuesi.

Shumë ndjekës e shikojnë garën e fortë mes Ilirit dhe Donaldit. Gjithashtu nuk kanë munguar as parashikimet nga astrologë të njohur duke hamendësuar fituesin. Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj, gjatë një interviste që dha javë më parë, përmendi emrin që sipas saj është fitues i Big Brother VIP.

Parashikuesja dha një koment për disa prej banorëve. Sipas saj, fituesi do të jetë Donaldi. “100% do të fitojë.” Për Ilirin ajo tha se është “i zgjuar dhe i fortë por nuk do të jetë fituesi”.

Për Einxhel u shpreh se “është shumë e bla bla, e prekshme, mërzitet shpejt, ka karakter të dobët, jo nuk do e fitojë.” Të paktën, sipas saj.

“Beniada është modele, as kjo nuk është fituese, është e vuajtur, është plagosur shumë herë, e ka treguar veten e saj.“, tha ajo. Megjithatë, nga koha që është bërë intervista shumë ngjarje dhe dinamika kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %