“Donaldi do fitonte nëse do menaxhonte Bora Zemanin”, Iliri tregon sekretet e suksesit në Big Brother

Koha leximit:56 Second

Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar dje në një intervistë në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ka komentuar lojën e rivalit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Donaldit.

Teksa gjatë rrugëtimit të tyre e ka shprehur vlerësimin për Donaldin si lojtar, së fundmi, balerini tha se beson që një nga arsyet pse ai nuk e fitoi çmimin e parë ishte ndarja me Bora Zemanin.

Ai tha se nuk ka dashur të ndërhyjë në lidhjen e Donaldit me Beatrix Ramosajn, por gjithmonë ka dashur t’i komumikojë atij se duhet ta kishte mbajtur e interpretuar atë që kishte me moderatoren Zemani.

“Nëse Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte Big Brother”.

“Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën.

Nëse do ta kishte bërë, mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte”, ka thënë fituesi Ilir Shaqiri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %