Donaldi e kupton se kënga e Semit është për të, reagon me zhgënjim

Koha leximit:1 Minute, 2 Second

Rreth një orë më parë, Semi Jaupaj ka publikuar këngën më të re me titull “Mos u kthe”.Gjithçka që vihet re, nga fabula e këngës, është pjesa ku Semi ndër të tjera thotë:

“Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”. E njohur si mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani, duket se këto fjalë shkojnë drejtpërdrejtë për Donald Veshajn, i cili aktualisht është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.

Mesa duket aktori e ka dëgjuar këngën, e cila është vendosur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Fillimisht banorët nuk e kanë kuptuar, më pas Beniada ka dalë nga dhoma e rrëfimit dhe ka thene se është kënga e re e Semit.

Pasi e vendosën për herë të dytë, Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është për të ka nënqeshur. Më tej ai ka thënë: “Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!”

Komentet në Youtube janë të ndara në dy kategori. Ata që komplimentojnë këngën dhe ata që ja delegojnë mesazhin Donaldit.

Sigurisht që kënga mund të mos niset nga asnjë histori, por kur kujtojmë të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi, tingëllon më shumë si një mesazh drejtuar ish-të dashurit të shoqes së saj të ngushtë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %