
Donaldi pajtohet me Borën? Mjafton t’i hedhësh një sy Instagramit dhe e kupton
Duket qartë se nuk ka më asnjë shpresë sa i përket raportit Donald-Beatrix jashtë shtëpisë së Big Brother VIP. Lidhja e tyre nuk zgjati as 48 orë.
Ditën e djeshme aktori ndoqi veprimin e këngëtares, e cila para disa ditësh e hoqi nga rrjetet sociale duke mos e ndjekur më në Instagram. Madje, as vëllain e tij.
Teksa është jashtë shtetit me vëllain Romeon, Donaldi e ka ‘spastruar’ Instagramin e tij nga të gjitha postimet me Trixën, të cilat ishin postuar nga Romeo përgjatë kohës sa ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Interesant është fakti se ai e trajton ndryshe Bora Zemanin, sepse nuk ka vepruar me postimet që ndërlidhen me Borën. Video e takimit të famshëm që vendosi rekorde audience është ende aty, e paprekur.
Donaldi dhe Romeo nuk kanë hequr dorë nga emisioni që do të nisin në Top Channel. “Më lër të flas” ishte emisioni që aktori i humorit mori si dhuratë nga BB VIP.
Emri lidhet me shprehjen e tij që u bë virale në rrjet. Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë promon paralajmëruese të programit.
Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festë deri-diku janë sheshuar pakënaqësitë. Donaldi dhe Romeo kanë vendosur të vijojnë
Ata e kanë kuptuar se nuk ia vlen të anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike, ashtu siç ishte paralajmëruar.