Donaldi më në fund pajtohet me Arbanën! Shfaqet në festë si Spiderman

Koha leximit:49 Second

Big Brother Vip ka mbaruar dhe fituesi është shpallur Ilir Shaqiri. Balerini fitoi finalen e madhe ndaj Donaldit duke rrëmbyer 100 mijë euro.

Donaldi u mërzit shumë dhe u largua menjëherë nga spektakli. Ai së bashku me Romeon dhe Beatrix u larguan menjëherë duke shfaqur hapur zhgënjimin.

U mendua se palët u krisën duke qenë se Donaldi e Romeo hoqën nga ndjekësit e tyre motrat Hoxha, Lorin e Sarën, po ashtu dhe Arbanen.

Donaldi duket se është qetësuar dhe më në fund është shfaqur në mbrëmjen e sotme. Ai është te festa e Big Brother së bashku me Romeon.

Doni është veshur si spiderman, ndërsa Romeo e shoqëron. Ai ka fituar vëmendjen e të gjithëve me veshjen e tij, por dhe me momentin që po kalonte.

Mbetet për t’u parë nëse do t’i qëndrojnë projektit të tyre të propozuar nga Big Brother Vip, “Më lër të flas”. Romeo e Donaldi shihen në këtë foto me një nga punonjësit e Top Channel.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %