“Donaldi më tha se unë i solla humbjen në finale”, Beatrix sqaron deklaratën

Koha leximit:1 Minute, 33 Second

Një ndër banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Beatrix Ramosaj, ka reaguar pas një statusi të shpërndarë në mediat sociale lidhur me arsyen përse ajo dhe aktori Donald Veshaj janë ndarë.

Në një postim të shpërndarë kudo në rrjetet sociale thuhej se Beatrix pranonte ndarjen e saj me Donaldin dhe se ky i fundit e kishte etiketuar si fajtore për humbjen e tij në BBV.

“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e keni parë storyn e fundit në Instagramin tim, dhe po u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndjerë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi”.

“Nuk e pata përkrahjen e juaj, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person e gjykuat”, shkruhej në postim.

Por disa orë më parë, në një postim në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, Beatrix Ramosaj e ka përgënjeshtuar postimin e mësipërm duke thënë se s’është postuar nga vetë ajo.

“Qarkullon një foto montazh në emrin tim në rrjete sociale të cilën e përgënjeshtroj absolutisht. Nga Instagrami im nuk është postuar ajo story”, shkruan Ramosaj.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, të dy banorë të “BBV”, nisën një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “BBV”, ku u shfaqën shumë të dashuruar. Por pas mbarimit të emisionit ata janë parë shumë të distancuar dhe kjo ka nxitur opinionet tek fansat dhe publiku se mund të jenë ndarë nga njëri-tjetri, nisur nga fakti që nuk kanë bërë asnjë postim nëpër rrjete bashkë dhe as në dalje televizive. Por, akoma nga të dy palët nuk kemi ndonjë reagim për këtë çështje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %