“Donaldi nuk e përdor Adem Jasharin për vota”, Getinjo ka një mesazh emocional për shqiptarët

Koha leximit:1 Minute, 19 Second

Mbrëmjen e sotme mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe Getinjo ka gjetur rastin të tregojë edhe një herë mbështetjen për Donaldin. Dhe kjo jo rastësisht.

Donaldi ka realizuar pikturën e Adem Jasharit dje duke qenë se ishte Pavarësia e Kosovës. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit sepse aktori e ka realizuar këtë me një teknikë të veçantë duke u vlerësuar shumë. Mirëpo, sigurisht ka patur dhe kritikë, apo skeptikë të cilët janë shprehur se Donaldi e ka bërë këtë për vota.

Teksa ka shpërndarë në Instastory pikturën që aktori realizoi, Getinjo shkruan se Donaldi meriton të fitojë sepse “është Donaldi”.

“Respekte vëlla. Njerëzit mund të mendojnë se e ke bërë këtë për të fituar vota, por gabojnë sepse unë e di që ti e ke bërë këtë sepse je artist në zemër dhe e ke ndje. Ti nuk fiton vota, ti fiton zemra. Ti meriton fitoren jo vetëm për këtë gjest, por sepse ti je Donaldi”-shkruan ai.

Vëllezërit Veshaj dhe vëllezërit Aliaj kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjtrin. Donaldi dhe Romeo kanë treguar se ruajnë një miqësi të ngushtë me dy reperët më në zë shqiptarë, Mozzik dhe Getinjo. Këta të fundit, kanë qenë dy nga mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit në rrugëtimin brenda “Big Brother VIP”.

Pak javë më parë, Mozzik ishte i ftuar për të performuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shfaqi hapur mbështetjen për Donaldin. Ai e konsideroi atë “mjaltin” e shtëpisë teksa aktori e shoqëroi në ambientet e brendshme, veprim për të cilin u penalizua nga “Vëllai i Madh”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %