Donaldi premtoi 4 shtëpi bamirësi, fansat e ironizojnë: “Jepi rrogën Einxhelit një herë”

Koha leximit:1 Minute, 10 Second

“Vërtet nuk e fitova çmimin e madh, por kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 shtëpi në Shqipëri”.

Kështu u shpreh dje Donald Veshaj, në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram, një ditë pas finales së madhe të Big Brother VIP Albania.

Ai nuk e fitoi trofeun, por ka vendosur që mbështetjen e marrë nga populli ta shpërblejë me një mision personal. “100 mijë eurot që do të investoj për shtëpi në formë bamirësia është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Ftoj edhe Ilirin në këtë nismë”, u shpreh aktori.

Ky lajm u prit shumë mirë nga ndjekësit e vlonjatit, i cili u rendit i dyti në programin më të ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë. Të paktën 5 milionë shqiptarë e kanë ndjekur këtë program fantastik si kurrë më parë.

Problemi është se ka edhe nga ata fansa, të cilët e kanë ironizuar Donaldin. Arsyeja është e thjeshtë. Një nga temat më të diskutuara në shtëpi ka qenë një debat i tij me Einxhelin.

Kjo e fundit është ankuar se Donaldi nuk e ka paguar për një projekt në Vizion Plus. Kjo e ka nxitur një fans të shkruajë: “Le t’i japë rrogën Einxhelit një herë, pastaj të shohim”. Epike!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %