Donaldi qenka vërtet piktor fantastik! Adem Jasharin e gjeni në Big Brother sonte

Koha leximit:50 Second

Donald Veshaj të mërkurën shprehu një dëshirë, që me rastin e Pavarësisë të Kosovës të pikturonte portretin e Adem Jasharit.

Gjatë një bisede me finalisten tjetër, Einxhel Shkira, ai ka treguar se kishte kërkuar nga produksioni fotografinë e komandantit legjendar, por këta të fundit nuk ia kishin dhënë.

Në po të njëjtën bisedë ndodhi edhe gafa e moderatores, e cila këmbëngulte gjatë bisedës së aktorit se Pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt.

Sido që të jetë, të enjten me rastin e festës, produksioni duket se ka ndërruar mendimin, duke vendosur që t’i japë Donaldit një fotografi të Adem Jasharit, nga ku ai mund të frymëzohet që ta hedhë në letër.

Rezultati në fund ishte mahnitës, teksa shoqërohet nën tingujt e këngës “Mora fjalë”, që i dedikohet heroit. Kjo gjë është pëlqyer shumë nga fansat, të cilën e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Donaldi edhe pse njihet më shumë si aktor dhe prezantues, me profesion është skulptor pasi ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %