Donaldi vjen nga një familje modeste në të ardhura por të pasur me dashuri: lot në krahët e nënës së tij

Koha leximit:1 Minute, 2 Second

U hap me një video ku Donaldi fliste për nënën e tij gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë: i vetmi njeri që punonte në shtëpi, që është sakrifikuar nuk kam arritur tia kthej dot çfarë ka bërë për mua

Ata (prindërit) kanë sakrifikuar, duke më dhënë lekët e tyre kur erdha ta provoja karrierën në Tiranë. Ajo tani e shikon që ne nuk kemi më nevojë për ndihmën e saj dhe ndoshta ndihet keq për këtë.

Unë nuk bëj dot kurrë sa kanë bërë prindërit për mua. Më ka mbështetur për çco gjë. Është forca ime. Mezi po pres ta takoj të më flasë. Të më tregojë si më ka parë këtu brenda.

Është gjëja ime më e shtrenjtë, përfundoi kjo video e cila e bëri Donaldin të qajë. Pastaj u shfaq nëna e tij duke i thënë se është shumë krenare për të. Donaldi nuk rreshte së përsërituri të dua shumë.

Lotët e të dyve flisnin më shumë se çdo fjalë tjetër. Donaldi vjen nga një familje modeste në të ardhura por të pasur me dashuri.

Dritat e pallatit te Kongreseve u hapën dhe Alban Skënderaj këndoi për Donaldin dhe nënën e tij. Gara do edhe pak te mbaroje. Pas pak marrim vesh kush eshte fituesi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %