“Donaldin e penalizoi Bora Zemani”, Grida Duma e ka seriozisht!

Koha leximit:56 Second

“Big Brother VIP” është kthyer tashmë në një fenomen, ku po flitet kudo. Rivaliteti Ilir-Donald po vazhdon të komentohet nga të gjithë, pavarësisht çmimit të madh të fituar nga balerini.

Më e fundit, është deputetja Grida Duma, e cila është shprehur në “Open” se siguria që Iliri ka reflektuar që në fillim kur u bë pjesë e “Big Brother VIP” e ka favorizuar për të fituar.

Sipas Dumës, Donaldin e ka penalizuar pasiguria në dashuri që la jashtë lidhjen me moderatoren Bora Zemani dhe pastaj që nisi brenda me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

“Iliri reflekton siguri, ka mbajtur të njëjtën status quo. Edhe dashuria nuk shihet dot pa sigurinë. Ideja që Donaldi hyri me një dashuri të madhe të lënë jashtë, pastaj ajo që nisi brenda, por prapë ishte i pasigurt”, tha deputetja.

E fokusuar te dueli i Ilirit me Donaldin në Big Brother VIP në Top Channel, Duma argumentoi se balerini i kishte zbuluar pikën e dobët Donaldit.

“Sipas meje, Ilir Shaqiri kuptoi se cila ishte pika e dobët e Donaldit: rinia e tij. Pra, fakti se ai gabon, është aventurier. Iliri garantonte qëndrueshmëri, Donaldi jo”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %