Donaldit nuk i kalon mërzia: Do fus 100 mijë euro për 4 shtëpi, ftoj Ilirin…

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Aktori Donald Veshaj ka reaguar sërish pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, nga ku nuk mundi dot të fitonte çmimin e parë prej 100 mijë euro, përballa balerinit Ilir Shaqiri.

Ai u rendit i dyti, duke marrë kështu vetëm 10 mijë euro. Por në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se ka vendosur që ato 100 mijë euro t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.

“Jam munduar që nga dje kur mbaroi Prime që të bëja një video për ju. Nuk e di si t’i falenderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur, kanë qenë shumë, realisht shumë”.

“Nuk e kam përjetuar kurrë këtë ndjesi kur njerëzit të mbështesin, duke harxhuar lekët e eurot të tyre për një fitore që unë nuk e mora, unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh.

“Gjithsesi, 100 mijë euro do t’i shtoj vetë për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Shqipëri e dy në Kosovë”.

“Do të doja të ftoja edhe fituesin, të cilin e uroj. Do të doja të më mbështeste në këtë nismë për të ndihmuar këtë komb. Ju përshëndes të gjithëve,” thotë Veshaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %