Doni të udhëtoni lirisht në BE? Dita e ‘çlirimit’ zyrtar është 1 marsi

Koha leximit:50 Second

Këshilli i Bashkimit Europian vendosi të heqë nga 1 marsi bllokimin e udhëtimeve jo-thelbësore për shtetasit nga vendet jo anëtare, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Rekomandimi jepet vetëm për të vaksinuarit me dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet europiane ose që janë rekomanduar nga OBSH.

Lihet në dorë të vendeve anëtare të kërkojnë teste shtesë për të huajt e vaksinuar me vaksina që njihen vetëm nga OBSH ose që kanë vetëm certifikatë shërimi.

Rekomandimi, që nuk përmend lehtësira për të pavaksinuarit, erdhi pasi në shumë vende jo anëtare të unionit, kryesisht ato fqinje, po shtojnë mbulimin me vaksina të popullsive të tyre, që u përshtaten edhe standardeve dhe rregullave të vaksinimit të Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e vendeve të unionit kanë planifikuar lehtësimin e masave, ende pa marrë rekomandimin e Brukselit zyrtar (si zakonisht).

Ndër to është edhe Italia, që prej 1 marsit do të zbusë rregullat për hyrjen e të huajve, duke hequr karantinën e duke kërkuar vetëm certifikatë vaksinimi apo test negativ.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %