“Dua emrin tim në muze, avokatët tani…” Leao, shtyhet rinovimi i kontratës: arsyeja!

Koha leximit:2 Minute, 10 Second

Rritja e Rafael Leaos këtë sezon është e dukshme nga të gjithë. Talenti portugez ka bërë një kërcim vendimtar në cilësi krahasuar me dy vitet e para të kaluara te Milani.

Ai eshte pjekur dhe u bë më vendimtar në fazën sulmuese. Ka arritur 11 gola këtë sezon, më i miri i tij personal. Dhe golat mund të rriten ende, pasi ka ende disa ndeshje deri ne fund.

Ish-talenti i Sporting Lisbonës dhe Lille ka bërë kapërcimin në cilësi që Stefano Pioli dhe drejtuesit prisnin. Që në ditën e parë të grumbullimit trajneri e pa se lojtari kishte një qëndrim dhe një mentalitet të ndryshëm nga e kaluara.

Dhe gjithashtu për këtë, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë refuzuar të gjitha ofertat e marra nga jashtë për shitjen e tij.

Performanca e Leaos e bindi Milanin të vinte bast për të për të ardhmen. Nuk është rastësi që prej disa kohësh flitet për rinovimin e kontratës së tij.

Afati aktual është caktuar në qershor 2024 dhe klubi ka nisur negociatat me Jorge Mendes për ta zgjatur atë deri në vitin 2026 me një rritje page të bashkangjitur.

Marrëdhëniet me agjentin portugez janë të shkëlqyera dhe duket se negociatat kanë arritur një marrëveshje. Lojtari pritet të rinovojë dhe të fitojë një pagë prej rreth 4.5 milionë euro neto në sezon.

Praktikisht gjithçka është bërë, mbeten vetëm detaje të vogla për t’u zgjidhur përpara se të zyrtarizohet marrëveshja me firmat e zakonshme dhe njoftimi zyrtar. Por ka një pengesë që po bën që gjithçka të shtyhet.

Kjo është padia që Sporting Lisbonës nisi kundër Leaos për zgjidhjen e njëanshme të kontratës të bërë në vitin 2018, kur lojtari më pas kaloi te Lille.

Në Portugali lojtari ishte dënuar me 16.5 milionë euro dëmshpërblim (që është bërë 20, duke pasur parasysh edhe interesin), por CAS e Lozanës së fundmi njohu përgjegjësinë solidare të klubit francez dhe për këtë arsye do të paguajë pothuajse gjithçka Lille…

Tani presim gjykimin e FIFA-s dhe zhvillimet e tjera të mundshme të çështjes. Siç konfirmohet nga La Gazzetta dello Sport, është kjo aferë e lidhur me vonimin e nënshkrimit të Leaos me Milanin.

Pra, duhet të pritet përpara se lojtari të nënshkruajë kontratën e re. Marrëdhënia mes tij dhe klubit nuk vihet në dyshim.

“Jam mirë këtu, Milani është shtëpia ime. Dua të bëj histori këtu, dua që emri im një ditë, ndoshta kur të ndaloj së luajturi, të futet në muzeun e kuqezinjve – buzëqesh ai -. Unë tashmë kam filluar të flas me avokatët e mi dhe do të shohim”, u shpreh ai pak dite me pare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %