Milan apo Inter, kush e fiton Serie A sipas trajnerit Klopp? Gjermani vihet në siklet

Koha leximit:2 Minute, 12 Second

Futbolli italian është larguar shumë nga ai anglez dhe në fakt në vitet e fundit vetëm sa janë bërë hapa mbrapa kjo dhe sepse vetëm Juventusi nuk mund të përfaqësonte Serie A me Inter dhe Milan në hije…

Por, tani që dy klubet e Milanos janë ngritur, edhe konkurrenca do të rritet dhe sigurisht që do të provohet të ngushtohet hendeku, të paktën në ide sepse ekonomikisht janë ende larg…

Por, Liverpool-Inter mësoi se nuk ëshë kaq i thellë sa lexohet dhe thuhet. Liverpool që luajti edhe ndaj Milanit në grupet e Champions dhe në ndeshjen e luajtur në Anfield e pati tepër të vështirë të fitonte dhe madje në pjesën e dytë për centimetra u anulua goli i 1-3 i Milanit që do të kishte qenë fatal për “Reds”…

Po kështu, dalja me të kuq e Sanchez prishi planet e Interit që sapo kishte shënuar dhe në fund  fitoi por diferenca e golave e nxorri jashtë kompeticionit.

Jurgen Klopp është një “tifoz” i Serie A në fakt dhe ai nuk fshihet kur thotë se si e sheh nivelin e futbollit italian pasi ka luajtur deri tani ndaj Atalanta, Napoli, Milan dhe Inter.

Si e gjetët futbollin italian pas përballjes me Interin dhe Milanin? Kjo është një nga pyetjet e bëra në konferencën për shtyp për Jurgen Klopp, menaxherin e Liverpool-it, i cili pas ndeshjes në Anfield kundër Interit u përgjigj kështu:

“Shumë mirë, shumë mirë. Më pëlqen shumë. Të dyja skuadrat janë të forta, me lojtarë dhe stile të ndryshme, por mua më pëlqen shumë projekti i Milanit si dhe qasja e tyre. Interi ka më shumë përvojë dhe një qasje tjetër, është e vështirë t’i heqësh qafe. Të dyja skuadrat kanë cilësi të jashtëzakonshme.

Atalanta gjithashtu na futi në vështirësi, më pas Juventusi që të gjithë e njohim, por edhe Napoli me të cilin jemi përballur shpesh. Ne jemi ekspertë në futbollin italian, kur e di se duhet të përballesh me disa skuadra që nuk feston, sepse e di që do të jetë e vështirë”

Jurgen Klopp ka nisur një analizë të Serisë A: “Nuk dua t’i shkaktoj probleme Interit… E kisha thënë tashmë që më pëlqen Milani! Të mos harrojmë Juven. E di që Napoli ka humbur një ndeshje vendimtare, por nuk do te thote qe jane jashte gares se Scudettos. Nuk e di kush do ta fitoje kampionatin, per ta bere duhet kualitet, kudo.

Atehere duhet te kesh fat edhe me demtime. Nuk jam i sigurt se Interi ishte me fat. Do të ndjek kampionatin italian për të parë se kush do të fitojë, por kjo nuk është gjëja e parë që po mendoj tani.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %