Duhet për shikimin dhe imunitetin: Si ta merrni vitaminën A për vete dhe për foshnjen tuaj

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Rritja e ngadaltë është një nga shenjat që duhet t’i kushtojmë vëmendje, sidomos te foshnjat dhe fëmijët. Është e rëndësishme të konsumoni vitaminën A nga muaji i tretë i shtatzënisë dhe t’i jepni fëmijës gjatë viteve të para të jetës.

Vitamina A besoj se e dini që është përgjegjëse për zhvillimin e shikimit dhe sistemit imunitar të fëmijës, si dhe rritjen e trupit të fëmijës dhe ndryshimet fizike të nënës.

Ku e gjejmë vitaminën A? E pamë më lart se sa nevojë ka organizmi ynë për këtë vitaminë për të pasur një shëndet të mirë. Trupi nuk ka aftësinë ta sintetizojë vetë dhe për këtë është e nevojshme të merret me ushqimet.

E gjejmë në dy forma të ndryshme: vitaminë A e paraformuar dhe provitamina A. Vitamina A e paraformuar Ajo është e pranishme tek ushqimet me origjinë shtazore.

Është e përthithshme dhe magazinohet lehtësisht, trupi e hidrolizon dhe e kthen në retinol. Gjendet tek mëlçia e gjedhit Vaji i mëlçisë së merlucit, veza (e verdha), gjalpë dhe qumësht i plotë, disa peshq si sardelja, toni, salmoni, skumbria etj.

Nëse keni pyetje apo sugjerime për këtë temë interesante mbi shëndetin, mirëpres komentet ose mesazhet tuaja në dy faqet e mia zyrtare në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook me emrin Anila Kalleshi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %