“Duhet të lulëzojë paqja”, miku i ngushtë i del kundër Putinit!

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Aktori i njohur Hollywood-ian, Steven Seagal, njihet për raportin e ngushtë që ka me presidentin rus, Vladimir Putin.

Aktori, të cilit iu dha shtetësia ruse në 2016, ka mbrojtur me zë të lartë politikat e liderit rus, duke përfshirë aneksimin e Krimesë në 2014, dhe ka kritikuar qeverinë amerikane.

Shtetësia e Seagal supozohej të ishte një shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Rusisë.

Steven shprehet se Ukrainën dhe Rusinë i shikon si një familje. “Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi e Ukrainë. Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është diçka e jashtme që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe”, tha ylli i filmave aksion për “Fox News Digital”.

Ylli i “Under Siege” u emërua si i dërguar i posaçëm për lidhjet humanitare me Shtetet e Bashkuara nga Ministria e Jashtme ruse në vitin 2018.

Kjo do të “lehtësonte marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbimet publike dhe rinore”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %