Dy motra binjake martohen me dy vëllezër binjakë, jetojnë bashkë dhe lindin në të njëjtën kohë

Koha leximit:1 Minute, 15 Second

Të katër prindërit jetojnë së bashku dhe ndajnë gjithashtu të njëjtën llogari bankare: “Do t’i rrisim dy fëmijët sikur të ishim një familje e madhe”.

Binjakët homozigotë, siç e dimë, kanë një lidhje shumë të veçantë dhe të thellë dhe nuk është e çuditshme që duan të bëjnë shumë gjëra së bashku dhe kanë të njëjtat shije.

Këto binjake, Brittany dhe Briana Deane, të cilat jetojnë në Virxhinia, Shtetet e Bashkuara, u martuan me dy binjakë të tjerë homozigotë, Josh dhe Jeremy Salyers, 35 vjeç.

Ato mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë dhe patën dy foshnja, të cilat – e panevojshme të thuhet – ngjajnë shumë dhe janë shumë më tepër sesa thjesht kushërinj.

Brittany dhe Josh së fundmi u bënë prindër të Jett, ndërsa Briana dhe Jeremy, prindër të Jax. “Fëmijët tanë do të rriten bashkë” ishte padyshim komenti i parë i katër prindërve.

Në TV së fundmi në Entertainment Tonight, Jeremy tha se “Unë ndihem sikur jam edhe babai i Jett-it dhe mendoj se vëllai im ndjen të njëjtin instinkt ndaj djalit tim Jax. Ne do t’i rrisim fëmijët së bashku si një familje e madhe”. Dy familjet, përveçse ndajnë shtëpinë, ndajnë edhe të njëjtën llogari bankare, kështu që “rritja e fëmijëve nuk do të jetë problem”.

Dy palët e prindërve u martuan të dy në Ohio në gusht 2018, pasi u takuan gjatë një festivali kushtuar binjakëve në vitin 2017. Gjashtë muaj pas takimit të parë, propozimi i dyfishtë padyshim me unaza identike dhe në të njëjtën kohë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %