“E dashur, ke harruar disa detaje…”, Letra e një gruaje të tradhtuar

Koha leximit:1 Minute, 45 Second

Ciao Marina, unë jam Sabrina, gruaja e Lukës. Nuk dua të grindem, dua vetëm të flas me ty. Kam parë bisedat e tua në Whatsapp me të, pata pakëz frikë kur pashë se sa shumë ngjajnë me gjërat që më thotë zakonisht mua. Shiko, e kam me të vërtetë… gënjeshtra është një art që ai e zotëron mjeshtërisht.

Besoj se nuk është surprizë për ty që të kontaktova, në fund të fundit ti e ke ditur gjithmonë që është I martuar, ka dy fëmijë dhe me sa kam lexuar, ky nuk ka qenë asnjëherë problem për ty.

Kështu Marina, do të doja që ti të dije disa gjëra në lidhje me Lukën “tënd”… para se të kishte sukses në jetë, ne jetonim në një shtëpi të vogël, të ngjeshur por të mbushur me ëndrra. Unë i bëra të realizohen. Kam parë që të bën dhurata dhe të çon në vende shumë të kushtueshme.

Sa jetë e bukur, ë?! Mendoj se ai ka harruar të përmendë disa gjëra: E ke parasysh makinën? Eshtë e imja! E ke parasysh kompaninë? Eshtë e imja! I ke parasysh udhëtimet dhe dhuratat? Janë paguar me paratë e mia, sigurisht pa e ditur unë. Ky burrë që sot të premton botën dhe malet? M’i ka premtuar edhe mua, dallimi është që ia kam dhënë unë.

Nuk kam qenë kurrë lloji i gruas që e mban mashkullin, për mua ishte partneri im dhe ndihmoja jo vetëm fëmijët e mi, por edhe bashkëshortin tim që të jetonte më mirë.

Sot kuptoj që nuk e kam njohur tim shoq. Një gjë ta garantoj: me shpenzimet e mia, nuk më pëlqen më. Di që je e dashuruar, rri e qetë, është i gjithi yti. Po ta dërgoj menjëherë, e ka gati valixhen.

Shpresoj që ti ta bësh një njeri më të mirë. Shijoje dhuratën, është falas dhe e ambalazhuar, vetëm se nuk ka makinë, udhëtime, dhurata dhe para. Çdo herë që të joshës një burrë të martuar, dije se ajo çfarë ai është… si në punë, në jetën private, është edhe (dhe mbi të gjitha) falë sakrificave që bën një grua.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %