E ka fshehur për shumë kohë, më në fund del fotoja e të dashurit të Samantës

Koha leximit:51 Second

Samanta Karavella është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo është treguar shumë hermetike për jetën e saj private dhe nuk dihet pothuajse asgjë.

Së fundmi, është mësuar se këngëtarja është mjaft e lumtur sa i përket dashurisë. Qëndrimi për një kohë të gjatë në Amerikë ka arsyet e veta dhe ka të bëjë pikërisht me dashurinë.

Këngëtarja po shijon një romancë prej kohësh përtej oqeanit me një djalë simpatik shqiptar. Programi nga Kosova, Prive, ka siguruar një foto, e cila është e para publike e çiftit.

Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar. Ndërkohë, kujtojmë që projekti më i fundit i Samantës mban titullin “Mama”, publikuar tre muaj më parë.

Samanta duket e lumtur me djalin që ka përzgjedhur dhe i ka rënë shenjës. Urojmë që më tej të gjejmë foto më cilësore për bukuroshen e estradës shqiptare.

Ne i urojmë Samantës një jetë të bukur dhe plot suksese. Presim me padurim një projekt tjetër të saj, sepse këngët gjithmonë i ka shumë të bukura dhe me emocion.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %