
E ka fshehur prej kohësh, zbulohet vendi ku Putin mban të dashurën dhe 4 fëmijët
E dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva, dyshohet se është fshehur në Zvicër me katër fëmijët e tyre të vegjël, thonë burimet për sajtin “Page Six”.
Kabaeva, një gjimnaste fituese e arit olimpik, thuhet se ka katër fëmijë me liderin rus, 69 vjeç, por të dy nuk e kanë konfirmuar kurrë zyrtarisht.
Burimet thonë se ata kanë dy vajza binjake 7-vjeçare, të cilat kanë lindur pranë Luganos të Zvicrës, në shkurt të vitit 2015. Besohet se kanë edhe dy djem të tjerë.
Putin nuk flet asnjëherë për çështjet e tij personale dhe dy nga vajzat e tij janë mbajtur larg vëmendjes dhe rrallë flitet për to.
Më herët ai është shprehur: Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Ajo duhet respektuar. Ndaj dihen shumë pak detaje për familjen e tij.
Në Rusi thuhet se duhet të kesh guxim shumë të madh, nëse publikon ndonjë artikull që lidhet me Alinën dhe katër fëmijët e Putinit.