“E kam mik Alban Skënderajn, por kurrë nuk do bëj këngë me të”

Koha leximit:1 Minute, 12 Second

Xuxi është një ndër artistët shqiptarë më të njohur në vend. Ai së fundmi ka folur edhe për zhvillimet në skenën muzikore. Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ka vite që nuk merret se me këngë, që nga koha e “The Voice” kur ishte në juri me Alban Skënderajn.

Madje ka treguar se ka një shoqëri shumë të afërt me këtë të fundit, por nuk do të bashkëpunonte sepse janë të ndryshëm në zhanre.

“Projekti i fundit ka qenë kënga që kam pjesë në “Festivalin shqiptar”, gjatë kohës që isha pjesë e jurisë së “The Voice of Albania” me Alban Skënderajn.

Me Albanin jam shumë i afërt, përveç ne të dy edhe bashkëshorten tona janë mike. Nuk e mendoj se do bënim një bashkëpunim se nuk mendoj se flem bashkë në të njëjtin zhaner muzikor. Ai është pak më i butë, ndërsa unë jam te këngët më të forta”, tha Xuxi.

Më tej, ai zbuloi se vazhdimisht është i përditësuar me të dhënat e fundit, ku u shpreh se Ronela Hajati nuk mund të fitojë Eurovisionin.

“Ronela është shumë simpatike, po këngën e kam dëgjuar vetëm një herë nuk mund t’i jap një vlerësim. I uroj suksese. Nuk besoj se do të ketë mundësinë Shqipëria të fitojë Eurovizionin të paktën tani për tani. Se nuk e keni mundësinë ta zhvilloni se Shqipëria nuk ka salla aq të mëdha sa për ta organizuar”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %