
“E marim për ekipin Primavera…” | Kalulu, çfarë basti nga Milani: sa kushtoi realisht dhe sa vlen sot. Gati rinovimi
Mes të rinjve që Stefano Pioli po arrin të promovojë ne kete cikel te nisur është padyshim edhe Pierre Kalulu. Pasi zbarkoi në heshtje në Milano në verën e vitit 2020 dhe u mendua se do te ishte fuqizim per ekipin Primavera ne disa ndeshje, mbrojtësi i lindur në vitin 2000 po i bind të gjithë me paraqitje të mira…
Kur mbërriti në Itali, disa dyshuan se ai nuk kishte bërë kurrë debutimin e tij në ekipin e parë të Lyonit. Kishte nga ata që besonin se ky faktor mund të vinte në dyshim vlerën e tij dhe për rrjedhojë operacionin e kryer nga klubi kuqezi. Megjithatë, lojtari po dëshmon se e meriton fanellën që vesh!
I vendosur si mbrojtës i krahut apo si qendërmbrojtës, ka qenë gjithmonë gati, sigurisht edhe duke bere disa gabime.
Duke marrë parasysh moshën e re dhe mungesën e përvojës, duhen lejuar disa të meta. Por siç e ka theksuar shpesh Pioli, francezi ka një personalitet të madh dhe kur gabon di të reagojë menjëherë!
Kalulu u përball shumë mirë ndaj një sulmuesi shumë të fortë si Victor Osimhen në javen e fundit të kampionatit. Ndeshja e madhe Napoli-Milan ishte një terren shumë i rëndësishëm për francezin. i cili u tregua absolutisht i gatshëm. Nuk është më një surprizë.
Edhe në derbin e Kupës së Italisë, kur hyri ne fushe ne vend te te demtuarit Alessio Romagnoli, ai anuloi kundërshtarët e nivelit të larte si Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko. Dhe në disa raste të tjera ai ka treguar se cfare brumi ka. Pioli e di se mund të mbështetet tek ai.
Milani ka bërë një marrëveshje të madhe me nënshkrimin e Kalulu, i cili mbërriti pothuajse në një transfertë të lirë. Vetëm 480 mijë euro i shkuan Lyonit si kontribut i parashikuar nga FIFA për rritjen e tij në sektorin e rinisë.
E përditshmja Tuttosport shkruan se vlera e kartonit sot është të paktën 20 milionë euro dhe është e destinuar të rritet, nëse performanca vazhdon të jetë e shkëlqyer!
Klubi i Milan ka nisur tashmë kontaktet me agjentin për të depozituar detajet që duhet të çojnë në rinovimin e kontratës në një kohë të shkurtër.
Marrëveshja aktuale skadon në qershor 2025 dhe duhet të zgjatet deri në vitin 2026. Paga do të rritet nga 500 mijë euro neto e sotme në të paktën 1 milion euro plus bonuse, qe mund te kapin 1.5. Një vleresim i drejtë për një djalë që po bën gjëra të mira për kuqezinjtë.