
“E vendosa aty ku ka vendin”, Donaldi mban premtimin në Kosovë!
Donald Veshaj është një nga banorët më të dashur të Big Brother VIP dhe vështirë se dikush tjetër do prodhojë lajme sa ai në media gjatë 4 muajve papushim.
Gjatë qëndrimit të tij për 136 ditë në Big Brother Vip, ai ka treguar edhe talentin e tij si piktor. Këtë e ka bërë në dy raste, në fakt, dhe në të dyja rastet për figura të shquara kombëtare.
Me rastin e festës së 28-nëntorit. Donaldi kishte pikturuar portretin e Ismail Qemailit, i cili u shit në ankand dhe të gjitha lekët shkuan për bamirësi.
Kurse më 17 shkurt, kur Kosova festoi 14-vjetorin e Pavarësisë, Donaldi realizoi portretin e Adem Jasharit. Ishte një portret mjaft i realizuar dhe i bukur.
Bashkë me vëllain e tij Romeon dhe mikun e tij nga Kosova, Arbër Zekën, sot ai shkoi te familja Jashari për ta dërguar portretin e heroit Adem Jashari aty ku e ka vendin, siç tha edhe Donaldi.
Ata po ashtu realizuan edhe një foto së bashku me Bekim Jasharin, i biri i heroit Hamzë Jashari. Më bukur se kaq nuk ka. Ka, vetëm nëse ai do kishte edhe trofeun 100 mijë euro, sigurisht.