
E zbulojnë mediat italiane: Ilir Shaqiri nuk përfiton 100 mijë euro, por gjysmën
Ilir Shaqiri është fituesi i sezonit të parë të Big Brother VIP Albania dhe për fitoren e tij nuk shkruajtën vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.
Siç e dimë, emri i tij tërhoqi vëmendje në Itali, pasi jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.
Mirëpo në një prej artikujve shkruhet se në fakt Iliri nuk do të marrë 100.000 euro nga ccmimi i madh, por vetëm gjysmën e saj, pra 50 mijë euro. Kjo pasi në kontratën e tyre thuhej se gjysma e çmimit do të shkonte për fondacionin “Dritan Hoxha”.
“Ish-balerini i “Amici” dhe “Buona Domenica” i dhuron 50% të fitimit fondacionit “Dritan Hoxha”, shkruhej në artikullin në fjalë. Më pas artikulli zgjerohet duke shkruar: “Iliri fiton gjithashtu çmimin e parë në para, një vlerë prej 100 mijë eurosh, një pjesë e së cilës do të dhurohet për bamirësi sipas metodave të zakonshme origjinale të parashikuara nga formati.
50% e shumës do t’i dhurohet Fondacionit ‘Dritan Hoxha’, i cili synon të kontribuojë në një shoqëri shqiptare të orientuar drejt kulturës, artit, komunikimit, zhvillimit të medias, përmes talentit dhe inovacionit, veçanërisht nga të rinjtë”.
Nëse e kuptuam qartë, 50% e shumës do të dhurohet për të ndihmuar njerëzit me projekte të ndryshme sociale, kurse pjesa tjetër shkon për Ilirin.