Einxhel kërkon të bëjë fëmijë me Dagzin, babai i del kundër

Koha leximit:58 Second

Ditën e sotme, Myzafer Shkira tha se do të ketë takim normal me DJ Dagz, me të cilin Einxheli krijoi histori dashurie brenda Big Brother VIP.

“Jo e kam parë si një gjë që është parë brenda për brenda një loje. Unë do takoj Einxhellin kur të dalë. Dj Dagz do ta takoj siç takova Monikën, siç do takoj Donaldin”.

“Do i takoj të gjithë banorët që kanë qenë brenda. Pjesët e tjera janë shumë personale, që i takojnë Enxhit”, -tha ai në intervistën e tij.

Ndërsa Einxheli, e cila po përgatitet për spektaklin e mbrëmjes së sotme, duket se po bën planet për tu martuar e për të krijuar fëmijë me DJ Dagz.

“Nuk mendoj se do e lë punën fare kur të bëhem me fëmijë. Sigurisht që do i jap më shuam rëndësi fëmijës sesa punës, po jo të rri pa punë fare. Më tha Arjola vetëm bëje se ta mbaj unë”.

I thashë se mos ndërron numrin e telefonit kur ta bëj. Eh më duket do më merrni nuse në Kosovë. Ne e kemi marrë një në Tiranë nga Prishtina, kështu që duhet me u ndërru me Argjirën”, tha Einxheli.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %