Einxhel merr emisionin e Ori Nebiajt, e surprizon kunata e saj nga Kosova

Koha leximit:1 Minute, 11 Second

Një ditë speciale sot për moderatoren Einxhel Shkira. Bukuroshja e rikthyer në qendër të vëmendjes pas daljes nga Big Brother u pa në prezantimin e Wake Up në Top Channel.

Ori Nebiaj nuk ishte sot për shkak të angazhimit të saj politik në këto zgjedhje, ndërsa Shkira mori vendin e saj në krah të Islit, sigurisht jo në mënyrë përfundimtare. “Isli, më vjen mirë që jam zgjuar sot. E kisha pak vështirësi, por ja dola mbanë që të vij në emision”, tha Shkira me shaka.

Ajo u prezantua me një kapele, ndërsa surpriza ishte në pjesën e fundit të emisionit. Einxhel ishte dhe në rolin e të ftuarës. Moderatorja foli për eksperiencën e saj në Big Brother, ndërsa pjesë e intervistës u bë dhe motra e Dj Dagz, Aurora. Kjo e fundit shprehu mbështetjen për të.

“E dija që në fillim që Einxheli ishte e duhura për Arbrin. E dija se do të lindte diçka, e kuptoja dhe nga sjellja e saj në raport me vëllain”, tha Aurora.

Einxheli nga krahu tjetër u shpreh: “E falenderoj publikisht Aurorën për mbështetjen e madhe ndaj meje dhe në atë periudhë kur nuk sillesha mirë me Dagzin. Më ka mbështetur si vajza, vajzën. E falenderoj publikisht, pasi privatisht e kam bërë”.

Isli i ngacmoi nëse ishin gati për llokume. “Po, mendoj se jemi gati. Aurora ka qenë gjithmonë gati”, tha Einxhel me të qeshur, gjë që e miratoi dhe Aurora.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %