“Donaldi u gërric vetë, më nxiti të tregoja historinë”, Einxhel nuk harron

Koha leximit:57 Second

Einxhel Shkira dhe aktori i njohur i humorit Donald Veshaj kanë pasur disa herë përplasje gjatë qëndrimit të tyre në “BB Vip”.

Ajo është shprehur se është zhgënjyer dy herë nga Donaldi. Sipas saj, hera e parë ishte kur ajo moderonte tek emisioni “Binjakët Show” nga Romeo dhe Donaldi dhe këta të fundit nuk e kanë paguar atë, ndërsa e dyta herë lidhet me Dagz, pasi aktori nuk e zgjodhi në zinxhirin e shpëtimit.

Gjatë një bisede me Monikën, Einxhel është shprehur se Donaldi e ka provokuar duke e prekur në plagën e saj më të thellë.

“Kemi rënë dakord, për të mos qenë dakord. Këtë muhabet, këtu brenda nuk do i japim drejtim. Për aq kohë sa merret sikur gjëja ka dalë për me i bërë keq.

Ai thjesht është përfshirë te kjo gjëja. Dhe unë jam e përfshirë emocionalisht te ajo gjëja dhe ai thjesht ma provokoi, thjesht ma gërrici plagën dhe ndërkohë dy javë më pëprara më kishte thënë:

“Hë thuaje! Pse,çfarë mendon se po e the, do dalësh mirë?” Si me ma prek të çarën dhe e sheh ti a reagoj unë apo jo”, shprehet Einxhel

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %