Babai i Einxhelit nuk qenka në terezi: “Vajza ime u lidh për lojë me Dagzin, nuk e takova”

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

Sonte (e premte) mbahet finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP. Njëri prej katër finalistëve: Donaldi, Iliri, Beniada ose Einxhel, do të jetë fatlumi që do të shpërblehet me çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në emisionin “Shqipëria Live” të premten u diskutua mbi katër finalistët, ku pjesëmarrës ishin edhe disa nga familjarët e tyre.

Ai u ngacmua nga gazetarët se nëse e kishte takuar nga jashtë DJ Dagzin, i cili është banori me të cilin Einxhel krijoi një lidhje brenda shtëpisë.

Babai i moderatores i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar Dagzin, duke thënë se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, ka thënë Muzafer Shkira.

I ngacmuar nga moderatorët nëse do ta takojë tani, ai u shpreh për të dashurin e vajzës së tij duke thënë: “Do ta takoj ashtu siç takova Monikën”.

Einxhel përndryshe ishte finalistja e katërt e cila u njoftua mbrëmjen e gjysmëfinales dhe njëherësh është banorja e vetme finaliste e cila nuk ka hyrë që nga dita e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %