EKSKLUZIVE 2: Donaldi sot do shkojë në teatër, e pret një surprizë unike!

Koha leximit:49 Second

Sonte është finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Albania në Top Channel. Pas 4 muajsh aventurë dhe emocione pafund, 4 banorë do të konkurrojnë për trofeun 115 mijë euro.

Donald Veshaj, Beniada Nishani, Ilir Shaqiri dhe Einxhel Shkira janë 4 të preferuarit e shqiptarëve, të cilët i kanë votuar si banorët dhe personazhet VIP më të pëlqyer në Shqipëri.

Një surprizë e madhe po përgatitet sonte për secilin banor, por sidomos për Donaldin dhe Ilirin. Këta janë dy favoritët absolutë, sepse kanë vota pafund.

Donaldi sonte do të shkojë në Air Turbina, pra në teatër, aty ku do të pritet nga miku i tij i mirë dhe promotori i parë në karrierë, Agron Llakaj.

Stafi u kishte kërkuar banorëve t’i shkruanin një letër dikujt jashtë shtëpie dhe Donaldi zgjodhi aktorin e njohur të humorit, të cilin e do shumë.

Ata do të interpretojnë bashkë një numër (ose disa), duke u dhënë emocione të pafundme teleshikuesve shqiptarë në finalen e shumëpritur të 18 shkurtit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %