
Elbasan, burri hyn për të kryer nevojat personale në bunker dhe… zbulon tradhtinë e gruas
Ngjarje e rrallë në një fshat të Elbasanit. Burri ka hyrë për nevoja personale në një bunker në pyllin në afërsi të fshatit, por rastësisht ka gjetur një gjë që i solli ndryshim rrënjësor në jetën e tij.
Burri punonte prej kohësh në emigracion dhe ishte kthyer në verë për pushime pranë familjes. Por duket se rastësisht ka zbuluar tradhtinë e gruas.
“Përshëndetje. Po ju tregoj një histori që u zbulua së fundmi në fshatin tonë. Një banor i fshatit u kthye para pak ditësh nga emigracioni. Por pas kësaj nisi sherri në familje”.
Dhe e dini pse? Ai kishte hyrë rastësisht për të kryer nevojat personale në një bunker afër fshatit tonë, por rastësisht gjen kartën e identitetit të bashkëshortes së tij. Shkon në shtëpi dhe e pyet gruan se ku e kishte kartën. Por ajo justifikohet se i kishte humbur”.
“Ai i tregon vendin se ku e kishte gjetur dhe e ka pyetur se çfarë kishte dashur ajo atje. Dhe gruaja i është përgjigjur ‘Thjesht për nevoja personale’. Por ai nuk e ka besuar dhe mendon se e ka tradhtuar. Ndaj i është drejtuar gjykatës për divorc”.
Historitë me tradhti bashkëshortore për shkak të emigracionit kanë qenë të shprehura gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, rreth 40% e divorceve i përkasin çifteve në emigracion.