Eleni Foureira: “Më pëlqen Shqipëria, por Greqia është atdheu im”

Koha leximit:1 Minute, 12 Second

Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj, e lindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj.

Në një intervistë së fundmi, artistja është shprehur: “Ndihem krenare që jam shqiptare, por Greqia është vendi që dua”.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se është larguar nga Shqipëria mjaft e vogël. “Erdha në Greqi për shkak të luf.tës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëria mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija”.

“abai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur”.

“Nëna ime mbante një ar-më gjahu në shtëpi dhe mbasditeve gjuante në ajër, që ne të mos rrezi.koheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja”, – tregoi Eleni Foureira.

Ajo ka folur gjithashtu se është ndjer e bullizuar në Greqi nga fëmijët kur ishte e vogël. “Fëmijët më bullizonin, në shkollë ishim vetëm dy fëmijë nga Shqipëria dhe në atë periudhë shqiptarët nuk pranoheshin nga shoqëria. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, e dua. Është vendi që dua”, – tha këngëtarja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %