Elgit Doda nuk njihej para Big Brother? Këngëtari tregon klikimet dhe na mbylli gojën të gjithëve

Koha leximit:59 Second

Elgit Doda është një ndër artistët më të pëlqyer shqiptarë. Këngëtari ishte një ndër personazhet më të komentuar jashtë Big Brother VIP për shkak të mbështetjes që ka dhënë ndaj Donaldit.

Përpos kësaj, gjatë kësaj periudhe ai publikoi dhe disa këngë që kishin të bënin me Donaldin dhe me ecurinë e lojës në Big Brother VIP.

Ai realizoi një këngë për Monika Lubonjën, e cila gjithashtu ishte pjesë e këtij formaci. Kjo sigurisht bëri që të merrte gjithë vëmendjen dhe të ishte ndër më të kërkuarit.

Së fundmi, një ndjekës i Klea Hutës, partneres së Elgitit, ia atribuoi famën e tij gjithë spektaklit të famshëm të Top Channel-it.

Klea tha se Elgiti ka punuar për gjithë suksesin që ka arritur.“Ky artist edhe po mos të ishte partneri im, është ARTIST me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka. Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët.”

Por rreth këtij diskutimi ka reaguar dhe vetë Elgiti. Ai ka publikuar një kolazh me disa nga këngët e tij ndërsa ka shkruaer: “Për të gjithë skeptikët. Llogarit bëjni vetë”, ka shkruar këngëtari.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %