Elgit Doda premton një këngë me Klea Hutën, do jetë hiti i vitit

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Këngëtari Elgit Doda ka folur për projektet e reja muzikore që pritet të sjellë gjatë muajve në vazhdim. Ai ka premtuar këngë pas 45 ditëve, në këtë cikël periodik.

Sapo ka përfunduar një trilogji që ka rezultuar e suksesshme, por pritet që të sjellë një projekt të ri çdo 1 muaj e gjysmë. Në “Wake Up” zbuloi se do të ketë bashkëpunim me partneren e tij Klea Hutën ndërsa po mendon për duet me Dafinën dhe Mozzikun.

“Donaldi tha Toxic Love dhe të gjithëve mund të na ketë rastisur dashuri toksike. Do nxjerr këngë çdo 1 muaj e gjysmë dhe mund të ketë bashkëpunime edhe me më shumë se një person”.

“Një bashkëpunim do ta kem me Klean, mund të jetë Mozzik, Dafina. Po bëj një program për 6 muajt e ardhshëm. Pas mbarimit të triologjisë, po bëj në plan për 6 muajt e ardhshëm se fillon vera dhe do jetë më e ngjeshur gjëja”, tha Elgiti.

Elgit Doda është një nga këngëtarët më në zë të momentit në Shqipëri. Ai bën shpesh bashkëpunime me yje të shoubizit dhe kjo e ka bërë të pëlqehet edhe më shumë.

Bashkëpunimet e fundit me vëllezërit Veshaj e kanë rritur popullaritetin e tij edhe më shumë, fillimisht me Donaldin dhe më pas me Romeon (“Piloti i zemrës”).

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %