Emigrantët shqiptarë kanë zemër të madhe! Bëjnë gati ilaçe dhe ushqime për t’i çuar në Kiev

Koha leximit:59 Second

Përgjatë këtyre ditëve të vështira në disa qytete të Ukrainës thirrja kryesore, përpos ndihmës së parë në terren, ka qenë edhe për ndihma humanitare si ushqime apo medikamente.

Të njëjtën thirrje bëri dhe Denys Ganzha në A2 CNN, student në Kiev dhe përfaqësues i të rinjve ukrainas. Qindra civilë kanë nevojë të mjekohen e shumë të tjerë për rezerva ushqimore.

Në shumë vende të Europës këto ndihma humanitare kanë nisur të grumbullohen e të nisen drejt Kievit. Së fundmi, disa qytetarë kanë mbledhur ndihma në Modena të Italisë.

Ata meritojnë përgëzime të mëdha. Një pjesë e kontribuuesve janë edhe emigrantë shqiptarë, të cilët i janë bashkuar thirrjes së popullit ukrainas për sado pak mbështetje.

“Blemë medikamente, kemi dëgjuar që ka shumë probleme atje, njerëz që po vuajnë. Disa të tjerë sollën ushqime, veshmbathje e ç’të mundnin. Thjesht duam që kjo situatë të mbarojë, për të shmangur vuajtjet e qytetarëve të pafajshëm”, u shpreh një shqiptar emigrant për televizionin A2.

Shqiptarët gjithmonë e kanë treguar veten në ditë të vështira për popujt e tjerë. Një lajm i ditëve të fundit është, për shembull, që Andi Lila ka pritur dy ukrainas për të jetuar në shtëpinë e tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %