“Emocionohem prej teje, por marr 500 mijë lekë rrogë”, aktorja ia thotë në sy Berishës

Koha leximit:1 Minute, 25 Second

Aktorja e njohur shkodrane Rita Gjeka ka qenë sot e pranishme në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, gjatë fushatës për kandidatin Bardh Spahia me intelektualë të qytetit.

Gjeka ngriti shqetësimin për pagat e ulëta që kanë punonjësit e teatrit të Migjenit dhe duke e lidhur me skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve, ajo u shpreh: “Më tha vajza si nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”.

“Ngaqë kanë dalë këto rrogat na vjen marre se vajza kur e pa më tha nuk të vjen marre që rri gjithë ditën në teatër e merr 500 mijë lekë? I kemi më të vogla se mësuesat pagat, por ndihemi më të rëndësishëm se mësuesat se edukojmë jo një brez, por disa”, u shpreh aktorja Gjeka.

Por Berisha iu përgjigj duke premtuar se Bashkia do të marrë masa, me ardhjen e Bardh Spahisë në krye të saj.

“Ke të drejtë për rrogat, më vjen shumë keq se është verbëri burokratësh. Në një nga vendimet e rëndësishme të qeverisë së mëparshme ka qenë rritje e ndjeshme në atë kohë e rrogave të artistëve, kjo ka ngelur vetëm në institucionet e Tiranës.

Bashkia do marrë masat e veta por nesër PD në pushtet do i japë zgjidhje shumë të qartë e të mirë këtij problemi”. Por duket se premtimi i Berishës nuk i ka mjaftuar aktores, e cila tha se “është shumë vonë”.

“Është shumë vonë ishte dash ju së pari më herët për hatër tonë që u jena vu mbrapa me qejf e dëshirë vazhdojmë emocionohemi prej jush, se di sa shpejt do mbërrijmë me riparu atë vonesë tuajën së pari e gjithë atyre që merren me politikë”, tha Gjeka.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %