“Erdhi koha që të flas unë”, Donaldi nuk duron më pas 3 netëve ‘prime’ në TCH

Koha leximit:55 Second

Donald Veshaj është padiskutim personazhi më i komentuar i momentit. Të gjitha mediat shkruajnë për të, që nga dalja nga shtëpia e Big Brother VIP si numri 2 i këtij edicioni pas Ilir Shaqirit.

Madje, së fundmi, edhe pse aktori nuk ishte i pranishëm, në emisionin “Post Big Brother VIP” të gjithë folën për të. Madje, edhe moderatorja Arbana Osmani.

Kjo e fundit zbuloi se ish-e dashura e tij, Bora Zemani, ka dashur t’i dërgojë diçka aktorit në shtëpi. Ishte një dhuratë që e kishte menduar për aktorin vlonjat.

Donaldi ka zgjedhur që të reagojë përmes një foto të publikuar në Instastory, ku në sfond është teksti një këngë me shumë kuptim. Bëhet fjalë për këngën e Eminem, “Fall”, teksti i të cilës thotë:

“Të gjithë kanë thënë se çfarë mendojnë për mua muajit e fundit. Është shumë e dukshme. Ndoshta është koha që unë të them se çfarë mendoj për ta.”

Donaldi dhe Beatrixa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas përfundimit të BBV. Lidhja e tyre nuk arriti të përjetohet edhe jashtë mureve të shtëpisë, sepse zgjati vetëm 24 orë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %