Erion Braçe parashikoi krizën që në tetor: “A ju thashë të mbillni grurë, o shqiptarë?”

Koha leximit:51 Second

Deputeti Socialist, Erion Braçe, thotë se e kishte paralajmëruar popullin për nevojën për grurë në vend. Ai ka shpërndarë një video gjatë fjalës së mbajtur në tetor në Komisionin e Ekonomisë.

Në këtë video, Braçe kërkonte mbjelljen e fushave me grurë, për shkak të situatës gjeopolitike të ndikuar nga pandemia COVID në atë kohë.

Sipas Braçes, kostoja e mbjelljes së grurit është minimale dhe fermerëve veç naftë duhet t’u jepej, plus farë misri dhe gruri.

“Nuk mbillet gruri ne mars, minister! Nuk mbillet! Tani ka nevoje per pleh ai grure qe eshte mbjelle! Ua jep dot? Per mbjelljet, duhej degjuar me heret”, thote ish-kryeministri i vendit.

“Fjala bie: në fund tetori unë dhe ju kemi qenë përballë e unë kam thene cfare degjon edhe nje here; Ja ku e keni, mbase vlen per misrin, se gruri iku tani e varesia u thellua”, shprehet Braçe.

Në fakt, është e vërtetë se deputeti socialist ka kohë që flet për problemet e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri. Ai ka qenë mjaft kritik ndaj qeverisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %