Ermal Mamaqi: “Bora më ndërroi çmimin, i është rritur mendja nga Big Brother”

Koha leximit:1 Minute, 12 Second

Ermal Mamaqi sot ishte i ftuar në një intervistë për “ABC News Albania”. Ai foli kryesisht për zhurmën e madhe që shkaktoi kur hyri në Big Brother VIP kur darkoi me banorët.

Një batutë e tij ku u përmend Bora Zemani, që vijoi më pas nga Salsano Rrapi për Beatrix Ramosajn, bëri bujë dhe kjo batutë u konsiderua si e qëllimshme.

Ermali pati theksuar se ajo ishte e gjitha shaka, por komentet ishin të shumta. “Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe u duk sikur e teprova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother”.

“Ishte një batutë, kaq e thjeshtë. Po ta kisha menduar se do të bëhej virale, do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja se e dua Borën”.

Ndër të tjera ai u ndal edhe te Bora, teksa tha në formë “shakaje” se i është rritur shumë mendja, pasi ka qenë personazhi më i përmendur kohëve të fundit prej BBV.

“A do e marr në film? Kemi një problem. Uroj që Bora të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe një herë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi”, u shpreh ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %