
Fansi i kujton lekët e luksit në Instagram, reagon Arbana: Janë lekët e punës sime!
Arbana Osmani më në fund mund të pushojë, pas 4 muajsh punë intensive në Big Brother VIP, programi më i ndjekur në histori.
Tashmë në pritje të një fëmije dhe me nevojën për t’u relaksuar, moderatorja e njohur e Top Channel ka postuar një foto të sajën në një SPA, në qetësi dhe në qejfin e saj.
“Jeta është e bukur”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos në Instagram. Një fans, me zilinë tipike shqiptare, i ka bërë një koment pikant.
“Kur ke lekë, e mirë është jeta”. Kaq ka mjaftuar që Arbana të vihet paksa në siklet dhe t’ia kthejë me ironi këtë koment djalit. “Sidomos kur lekët i ke me punën tënde”.
Komenti i saj ka marrë 213 pëlqime brenda orës. Shumë mirë ka reaguar, sepse askush nuk ia ka kujt për borxh të japë shpjegime për luksin e jetës, nëse SPA mund të konsiderohet i tillë.
Urojmë që Arbanës t’i shkojë gjithçka mirë, sidomos tani që është shtatzanë dhe ka nevojë për kujdes maksimal. Le t’i shijojë edhe pushimet, se i meriton!