
Fëmijët e Arjolës të habitur nga lajmi për kujdestarin, flet familjarja: Ja si e përjetuan fëmijët
Jeta e saj private ka qenë e komentuar gjatë gjithë kohës së saj brenda në shtëpi, për faktin se Arjola tash e disa vite është e ndarë nga bashkëshorti dhe ka tre fëmijë, kujdestarinë e të cilëve e ka fituar vitet e fundit.
Kohën e fundit nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother”.
U tha se ish-bashkëshorti i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve, por duket se diçka e tillë nuk ekziston.
Sot në emisionin Shipëeria Live mikesh juriste e Arjolës Eva Vatoci ka treguar të vërtetën e këtyre lajmeve: “Deri tani , rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në momentin që po flasim.
“Nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit. Këto lajme janë të pa vërteta dhe diçka e konfirmoj me plot bindje”.
Ndër të tjera, Eva tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të Arjolës dhe e kanë përjetuar shumë keq këtë lajmë