
Fenomeni Big Brother: Shqiptarët po ndjekin finalen e madhe në lokalet e Tiranës
Big Brother VIP në sezonin e parë të transmetimit në Shqipëri u shndërrua në një fenomen televiziv. Për gati katër muaj, BBV u shndërrua në reality show më të ndjekur në Shqipëri.
Spektaklet e të martave dhe të premteve në mbrëmje kanë mbajtur të gozhduar para ekranit shqiptarët, jo vetëm brenda vendit, por edhe ata që jetojnë nëpër botë.
Ky rrugëtim i veçantë për banorët, por dhe publikun që i ka ndjekur çdo ditë, përmbyllet nesër në mbrëmje me finale e madhe. Spektakli kaq shumë i pëlqyer është bërë tema e mbrëmjes dhe në shumë lokale e restorante të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Ashtu siç shqiptarët janë kanë mbushur baret për të ndjekur finalet e kampionatit europian apo botëror të futbollit, tashmë do të jenë bashku për të ndjekur së bashku finale e “Big Brother VIP”, ndërsa bëjnë tifo për artistin e preferuar.
Nga votat e publikut, do të përzgjidhet fituesi mes Ilir Shaqirit, Beniada Nishanit, Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt.
Favoritët absolutë që më datë 5 tetor janë Iliri dhe Donaldi, dy më të preferuarit e publikut. Kush do të fitojë? Nuk e dimë, por urojmë të jetë vërtet më i miri.