
Fevziu ankohet për shqiptarët: “Kur bëj emision për naftën, më bie audienca”
Gazetari Blendi Fevziu u ka kthyer përgjigje mbrëmjen e djeshme të gjithë atyre qytetarëve që e kritikojnë shpesh se përse nuk trajton në emisionin e tij tematikat dhe problemet e tyre.
Për shembull, një temë që meriton vëmendje është rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera. Në emisionin e së mërkurës në ‘Opinion’, u diskutua pikërisht për rritjen e çmimeve.
Problemi, sipas tij, është se ndjeshmëria e shqiptarëve është e ulët dhe nuk reflekton interesin e qytetarëve për shqetësimin e tyre.
Blendi Fevziu u shpreh se audienca në emisionin ndërkohë që po diskutohej për çmimet e larta ishte 60% më e ulët se mesatarja në përgjithësi.
“Kam non-stop njerëz që më shkruajnë në Instagram, në Facebook, në SMS që pse nuk merreni me hallet, problemet? Pse nuk merreni me çmimin e karburanteve, pse nuk merreni me çmimet e ushqimeve?
Tani po ju them, disave ju kam dhënë përgjigje, po sot dua ta verifikoj: Sot audienca e emisionit Opinion është 60% më e ulët se mesatarja e saj. Është 60% më e ulët se mesatarja e saj. Edhe e djeshmja që kishte po ashtu ndeshje. Ju kam thënë vazhdimisht që po nuk u morët ju me hallet tuaja, mos kërkoni pastaj që… Është e pashembullt”, u shpreh Blendi Fevziu.